Aktualitet

15 Shtator 2021, 20:18 Nga DOSJA

TIRANË– Pastori Paulin Vilajeti është shprehur se ka shumë burra e njerëz që vrasin për shkak të një presioni e dhune që kanë në familjen e tyre. I ftuar në “Open”, Vilajeti tregoi bisedën me një vrasës, i cili i kishte treguar arsyen se përse kishte kryer krimin.

Sipas bisedës, personi që kishte vrarë dikë tjetër e kishte bërë këtë gjë pasi e ëma i thoshte çdo ditë se ai hante bukë, kurse i vëllai kalbej në dhe.

“Avokat unë jam pastor dhe predikoj fenë. Familja është një problem shumë i madhen ë Shqipëri. Unë kam takuar vrasës, kam takuar njerëz që kanë bërë krime. Një burrë vret edhe sepse mbi të është ushtruar dhunë gjatë gjithë kohës. Kur kam folur me njërin, e kam pyetur, përse ke vrarë? Kam vrarë sepse nëna imë më thoshte, ti po han bukë, kurse vëllai yt po han dhe, çohu e vrita. Vrava që të shpëtoja nga dhuna e nënës time,”- tregon pastori.

(f.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pastori paulin vilajeti pastori paulin vilajeti

Sondazh

Poll