Aktualitet

Teologu Erjol Haxhiu del kundër varrezave murale: Njeriu është krijuar nga dheu dhe duhet të tretet në dhe! Të ndjerët nu

15 Shtator 2021, 19:42 Nga DOSJA
Teologu Erjol Haxhiu del kundër varrezave murale: Njeriu është

TIRANË– Teologu Erjol Haxhiu ka deklaruar se feja islame nuk është aspak dakort me varrezat murale sepse sipas profetëve, njeriu është krijuar nga dheu dhe duhet të tretet në dhe. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Haxhiu tha se sipas teorisë islame, trupi i njeriut nuk duhet shkëputur nga toka. Ai tha ndër të tjera se ndihet shumë keq kur sheh se varret e të ndjerëve kanë luks, pasi sipas tij në fenë islame varri duhet të jetë sa më i thjeshtë. Teologu tha se mjafton që të ketë shenjat dalluese që të identifikohet se kush është i ndjeri që prehet aty dhe të mbrohet nga egërsirat.

“Në teorinë islame çështja trajtohet pak më ndryshe, siç është dhe në traditën e njerëzimi. Shënohet qartë edhe në librat hyjnorë dhe në shembujt e profetëve që më e përshtatshme është që njeriu të varroset dhe ashtu siç është i krijuar nga toka, të dergjet në të. Këtë e shikojmë hapur edhe tek fjalët e profetit Muhamed, ku thotë se çdo bir i Ademit do të tretet në dhe kjo tregon të natyrshmen e situatës.

Mendojmë se është më e rëndësishme, më e natyrshme dhe më dinjitoze që njerëzit të vazhdojnë të treten në dhe. Kjo është kur është në kushtet normale. Kur ka situata jo normale, prapë zgjidhja kërkohet brenda këtij konteksti që trupi i njeriut të mos shkëputet nga toka. Këtë e shohim si një detyrim dhe borxh që ne ua kemi pasardhësve tanë. Nuk është e pëlqyeshme dhe e këshillueshme që trupi i njeriut sado që të ketë kaluar kohë, të shkëputet nga varri.

Brenda këtij konteksti janë dhënë dhe zgjidhje, kur nuk ka pasur mundësi për t’u gjendur ambiente të tjerë, është dhënë zgjidhje, që personat pasi të kalojnë një afat të gjatë, mund të përdorin të njëjtin varr, mjafton që ndërmjet tyre të kenë shtresë betoni dhe shtresë dheu që i ndan mbetjet nga trupi i ri që do të vendoset”, është shprehur Erjol Haxhiu.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet teologu erjol haxhiu varrezat murale teologu erjol haxhiu varrezat murale

Sondazh

Poll