Aktualitet

Anila Hoxha tregon takimin me një grua të dhunuar: Burri e kishte rrahur me ç’i kishte dalë përpara sepse i serviri gjell

15 Shtator 2021, 19:31 Nga DOSJA
Anila Hoxha tregon takimin me një grua të dhunuar: Burri e kishte

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se në ambientet e mjekësisë ligjore kishte takuar një grua të rrahur nga bashkëshorti i saj.

E ftuar në “Open”, ajo shpjegon se teksa ndodhej aty për një kronikë, është përballur me një grua nga Kukësi që i shoqi e kishte rrahur sepse i kishte servirur gjellën e ftohtë.

“Isha me kameramanin për një kronikë. Aty në mjekësinë ligjore ka ardhur një grua nga Kukësi që jetonte në Laknas, jo e rrahur, por e nxirë totalisht. Burri e kishte rrahur me ç’i kishte dalë përpara vetëm sepse i kishte servirur gjellën e ftohte. E kishin marrë dhe e kishin strehuar diku. Ajo kishte vite që dhunohej bashkë me vajzat e saj,”- tregoi Anila Hoxha.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha anila hoxha

Sondazh

Poll