Aktualitet

Vrasje E PARALAJMËRUAR! Anila Hoxha zbardh telefonatën e Elton Metajt nga burgu: Sabrinë, do dal dhe do të të vras

15 Shtator 2021, 19:09 Nga DOSJA
Vrasje E PARALAJMËRUAR! Anila Hoxha zbardh telefonatën e Elton Metajt

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se atuoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni të një telefonate që Elton Metaj, i cili ndodhet pas hekurave për vrasjen e Sabrina Bengajt, e kishte kërcënuar këtë të fundit.

E ftuar në “Open”, Hoxha tha se Metaj, dy javë para se të dilte nga burgu ka telefonuar Bengajn dhe i ka thënë së do të dilte nga aty dhe do ta vriste.

“Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Elton Metaj, dy javë para se të dilte nga burgu i Zaharisë e ka telefonuar Sabrina Bengajn dhe i ka thënë ‘Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras’. Pas kësaj telefonate dhe një diskutimi me familjen e saj, Bengaj është drejtuar për në komisariatin e policisë dhe ka bërë kallëzimin. Autoritetet kanë qenë në dijeni të kësaj telefonate,”- tha Hoxha.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha elton metaj sabrina bengaj anila hoxha elton metaj sabrina bengaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 16:47

Me 30 kg kanabis, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

GREQI-Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke ditën e sotme, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike. Voria.gr shkruan se tre shqiptarët, e m...