Aktualitet

I vranë të motrën 5 vite me parë, vëllai i Liljana Zhezhës del në protestë për Sabrina Bengajt në Fier: Të rivendoset

15 Shtator 2021, 19:02 Nga DOSJA
I vranë të motrën 5 vite me parë, vëllai i Liljana

FIER- Protestës së mbajtur paqësisht ditën e sotme në Fier për vrasjen e Sabrina Bengajt nga bashkëshorti i saj, i është bashkuar edhe Robert Zhezha. Ky i fundit është vëllai i Liljana Zhezhës, e cila u vra po nga bashkëshorti i saj 5 vite me parë.

Në një prononcim per mediat, ai u shpreh se dënimi i duhur për këtë kategori do të ishte dënimi me vdekje. Ai u shpreh se kjo mund t’i pakësoj këto raste. Roberti gjthashtu u shpreh se për dy fëmijet jetim që i la motra kujdeset ai dhe pas vrasjes së saj, ai është kërcënuar shumë herë nga bashkëshorti i saj, edhe pse është në burg.

“Është vrarë nga ish-bashkëshorti, nga krimineli dhe fëmijët e time motër i kam unë. Janë edhe ata viktima. Megjithatë unë mendoj se një nga arsyet që mund të pakësohet, eliminohet këto është rivendosja e dënimit me vdekje. Sepse 90% e këtyre mostrave, pasi bëjnë krimin mendojnë vetëm për vete. E kemi të vështirë t’i rrisim dy fëmijët, madje marrim dhe kërcënime nga krimineli që më ka vrarë motrën. Shoqëria shqiptare është indiferente ndaj këtyre gjërave, institucionet e shtetit janë pothuajse inekzistente. Unë kam bërë denoncime e janë mbyllur të dyja nga prokuroria e shtetit. I kam denoncuar në polici dhe janë mbyllur të dyja, jemi lodhur nëpër sallat e gjyqeve. E them edhe njëherë rivendosja e dënimit me vdekje mund t’i pakësojë kriminelët”, tha ai.

LAJM KRYESOR: “Drejtësi për Sabrina Bengajn”/ Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë dalin në rrugët e Tiranës, kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e të resë në Fier: Më është çarë qafa e mitrës duke protestuar për të njejtën kauzë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per sabrina bengajn proteste per sabrina bengajn

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 16:47

Me 30 kg kanabis, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

GREQI-Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke ditën e sotme, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike. Voria.gr shkruan se tre shqiptarët, e m...