Aktualitet

Kushëriri i Sabrina Bengajt: Hjekësi i vajzës tonë ishte nëna e Elton Metajt, e vrau me duart e atij krimineli

15 Shtator 2021, 16:53 Nga DOSJA
Kushëriri i Sabrina Bengajt: Hjekësi i vajzës tonë ishte

TIRANË– Kushëriri i Sabrina Benagajt ka kërkuar që pas hekurave të shkojnë gjyqtari, prokuori dhe mjekët që lehtësuan situatën e Elton Metaj që vrau 23-vjeçaren.

I pranishëm në sheshin e Tiranë, ku po kërkohet drejtësi për Sabrina Bengajn, ai tha se prokuroria duhet të nisë hetimet për nënën e Metajt, të cilën e konsideron autoren e krimit që i mori jetën Sabrina Bengajt. 

“Duhen dënuar pa të drejtë apelimi sepse të gjithë këta vrasës dënohen me nga 25 vite burg, marrin gjykim të shkurtuar, falje për sjellje të mirë dhe dalin e vrasin sërish gra. Kam një thirrje për SPAK-un, është e vetmja shpresë që na jep shpresë për të jetuar në këtë vend. Presim me padurim arrestimin dhe ndalimin e personave përgjegjës për lirimin e këtij njeriu që na masakroi vajzën, Piro Sotën, prokurorin që kallashnikovin e ngjarjes së parë të këtij e bëri karrotë dhe mjekun psikiatër që e nxorri të sëmurë psiqik. I bëj thirrje prokurorisë që të ngrejë një hetim të rëndësishëm për hjekësin e Sabrinës, nëna e atij kanibali. Ajo e vrau Sabrinën me duart e atij krimineli,”- tha ai. 

 

LAJM KRYESOR: “Drejtësi për Sabrina Bengajn”/ Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë dalin në rrugët e Tiranës, kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e të resë në Fier: Më është çarë qafa e mitrës duke protestuar për të njejtën kauzë

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per sabrina bengajn proteste per sabrina bengajn

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 16:47

Me 30 kg kanabis, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

GREQI-Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke ditën e sotme, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike. Voria.gr shkruan se tre shqiptarët, e m...

Aktualitet 15 Shtator 2021, 16:12

TIRANË– 4 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me di...

Aktualitet 15 Shtator 2021, 16:09

TIRANË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në rrugët e Tiranës për të protestuar mbi vjasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj. Në fotot e pub...