Alienë, demonë dhe kuaj! “Met Gala 2021”, veshjet më të çuditshme që u kthyen në meme, ‘kurorën’ e mban Kim Kard
14 Shtator 2021, 16:57Nga DOSJA
SHBA – Pas një viti pushim për shkak të Covid, ngjarja më e madhe e modës nuk zhgënjeu në kthimin e saj të lavdishëm, me të famshëm që shkelën tapetin e kuq, disa me veshje të çuditshme dhe disa të mrekullueshme.
Tema e këtij viti ishte “Në Amerikë: Një leksik i modës”, dhe ndërsa disa veshje u përshëndetën si magjepsëse dhe stil i Hollivudit të vjetër, të tjerat ishin thjesht konfuzuese dhe qesharake.
Ja një përmbledhje e memeve dhe komenteve më “funny” nga mbrëmja.
Mbretëresha e memeve Kim Kardashian e dinte saktësisht se çfarë po bënte kur u shfaq me një veshje të zezë me fytyrën komplet të mbuluar. Krahasimet kanë nisur nga dementor tek Harry Potter, krijesat e errësirës që thithnin lumturinë nga njerëzit deri tek demonët, përgjegjës për paralizat e gjumit. Disa madje kanë thënë se nëse alienët ekzistojnë, do të dukeshin kështu.
Pastaj është ylli i Schitt’s Creek Dan Levy, i cili bëri një deklaratë të fuqishme LGBT me një pamje të vizatuar në veshjen e tij ku shfaqeshin dy burra duke u puthur.
Reperi Lil Nas X, i cili nuk u bën bisht asnjëherë zgjedhjeve të guximshme të modës, na tronditi me jo vetëm një, por tre veshje ari plot shkëlqim. Armatura me shkëlqim ama u kujtoi disave C-3PO. Apo po përpiqej të risillte Goldarin nga Power Rangers?
Lil Nas X said I’m going to serve you not one, not two, but THREE outfit reveals with some cake for dessert #MetGalapic.twitter.com/3Ww3ckbQ0G
Everyone is saying Lil Nas X’s Met Gala outfit looks like C-3PO, but honestly I’m getting Goldar from Mighty Morphin Power Rangers vibes pic.twitter.com/5mkUj5fdej
Këngëtari Frank Ocean solli një foshnjë aliene jeshile si shoqërues. Nëse nuk ishte një nga fëmijët e Shrek, mos bëhet fjalë për Renesmee nga Twilight?
SHBA – Madonna dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në MTV Video Music Awards 2021, të dielën në 12 Shtator, por fotot bënë bujë në Twitter. Ndërsa a...
SHBA – Rita Ora shkëlqeu në Met Gala, por ajo që arriti të tërhiqte më tepër vëmendjen ishte një rreth argjendi fejese “DeBeers” në gishtin e saj. Këngëtarja is...
KOSOVË– Reperi Mozzik ndodhet në Brezovicë, aty ku po shijon disa ditë pushimi me miqtë e tij. Ata zgjodhën që të bënin xhiro me motorra, mirëpo diç...
SHBA– Është mbajtur ditën e djeshme eventi më i madh i modës në botë, Met Gala, duke rikthyer sërish yjet e show-bizit në tapetin e kuq.I mbajtur për të mb...
SHBA– Këngëtarja Nicki Minaj ka treguar se nëse do të duhej të vaksinohej, nuk do ta bënte për Met Gala apo event tjetër por për veten e saj. Teksa mori kohë pë...
ELBASAN- Komedia “Duke edukuar Ritën”, pritet të shfaqet të premten dhe të shtunëën, ora 19:00, në teatrin Skampa të Elbasanit.Komedia Fituese e Çmimit L...
GREQI– Vajza 24-vjeçare e Madonnas ka marrë dhe një herë tjetër vëmendjen e mediave për shkak të pamjes së saj. Lourdes Leon ishte e pranishme në Met Gal...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi nuk është njohur në daljet e tij të fundit në Kuvend. Nasufi është shfaqur me mjekër të bardhë, ndryshe...