Aktualitet

15 Shtator 2021, 16:09 Nga DOSJA

TIRANË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në rrugët e Tiranës për të protestuar mbi vjasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj. Në fotot e publikuara nga Dosja.al, shihen dhjetëra qytetarë me pankarta të ndryshme në duar, të cilët po protestojnë për vrasjen e të resë nga bashkëshorti i saj Elton Metaj.

Në pankartat që qytetarët po mbajnë në duar, shkruhet “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi. Ku është vaksina”, “Ngrejmë zërin dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo viktimë” si dhe “Më është çarë qafa e mitrës duke protestuar për të njëjtën kauzë”.

Qytetarët në Tiranë me daulle dhe me megafon vërshuan gjatë sheshit Skëndërbej deri te Minisria e Drejtësisë, ku dhe ndalën protestën e tyre duke ndezur disa qirinj në shkallët e kësaj të fundit. Mes turmës së njerëzve ishin edhe familjarët e Sabrina Bengajt, kushëriri dhe vëllai i saj që kërkuar ndëshkimin e personave që liruan nga burgu Metajn. Gjest ky që solli sërish konflikte në familjen e 23-vjeçares e për pasojë dhe vrasjen e saj.

Protestë u mbajt gjithashtu në qytetin e Fierit, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën dhe këruar drejtësi vetëm përmes pankartave e pa thënë asnjë fjalë. Ndryshe nga Tirana, ku qytetarët ishin me megafon dhe daule, në mënyrë që theksonin gjendjen alarmante, në Fier qytetarët zgjodhën që të protestojnë në paqe.

Vrasja ndodhi në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçares së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. Të dy ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.

(I.A;f.mdosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per sabrina bengajn sabrina bengaj proteste per sabrina bengajn sabrina bengaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 14:35

TIRANË– Qeveria “Rama 3” do të ketë në fokusin e saj edhe familjen. Në programin e publikuar sot, shkruhet se për çiftet e reja është parashikuar nj...