Aktualitet

Vjedhje, falsifikim dokumentash dhe dhunë në familje, arrestohen 5 persona në Tiranë, 3 prej tyre të shpallur në kërkim

15 Shtator 2021, 15:19 Nga DOSJA
Vjedhje, falsifikim dokumentash dhe dhunë në familje, arrestohen 5

TIRANË- Pesë persona janë vendosur në pranga ditën e sotme në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 3 prej tyre ishin shpallur në kërkim. Një grua me iniciale R.A, 64 vjeçe, është dënuar 6 muaj heqje lirie, pasi ka falsifikuar dokumente, gjithashtu është falsifikim dokumentesh është caktuar masa e sigurisë burgim pa afat për 30-vjeçarin me iniciale A.H. Një person me iniciale U.N 24-vjeç është arrestuar për dhunë në familje, ndërsa një 37-vjeçar me iniciale L.S është arrestuar për përndjekje. Ndërkohë që për vjedhjen e një biçiklete është arrestuar 24-vjeçari me iniciale R.K.

Njoftim i Policisë:

Tiranë/ Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar bënë ekzekutimin e urdhërave të ndalimit për shtetasit:

•R. A., 64 vjeçe, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur dënimin me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”; A. H., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Burg pa afat” për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shëndetësore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit U. N., 24 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar një shtetase.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi i shtetasit R. K., 24 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. L. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet e sekuestrua një dorezë metalike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona arrestohen 5 persona

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 14:35

TIRANË– Qeveria “Rama 3” do të ketë në fokusin e saj edhe familjen. Në programin e publikuar sot, shkruhet se për çiftet e reja është parashikuar nj...