Art&Argëtim

Rita Ora ngre dyshimet se është fejuar, shkëlqen në Met Gala me të dashurin

14 Shtator 2021, 14:22 Nga DOSJA
Rita Ora ngre dyshimet se është fejuar, shkëlqen në Met Gala

SHBA – Rita Ora shkëlqeu në Met Gala, por ajo që arriti të tërhiqte më tepër vëmendjen ishte një rreth argjendi fejese “DeBeers” në gishtin e saj. Këngëtarja ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi në Met Gala 2021 në New York të hënën në mbrëmje.

Rita, 30 vjeç, na tregoi barkun e definuar me muskuj dhe kostumin e mrekullueshëm me xixa të Prada, teksa shkelqëu gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq me producentin 46 vjeçar. Ajo e kishte kompletuar pamjen e saj me një varëse verbuese argjendi, së bashku me vathët dhe kapëset e argjendit të “DeBeers” ndërsa pozonte gjithë vëtëbesim para aparatit me partnerin e saj.

Flokët e këngëtares ishin të krehura pas ndërkohë që në gishtin e fejesës fekste një unazë e madhe argjendi. Ndërkohë Taika, i cil filloi të takohej me Ritën në mars, dukej shumë bukur i veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe stoli argjendi.

MailOnline kontaktoi përfaqësuesit e Ritës për komente të mëtejshme, por ata e mohuan lajmin se ajo është e fejuar.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz rita ora shfaqet me unaze fejese ne met gala rita ora shfaqet me unaze fejese ne met gala

Sondazh

Poll