Aktualitet

Abuzimi me tenderin për uniformat e policisë/ SPAK merr në pyetje Flutura Çekrezin, dëshmia: Policia e shtetit e ka përgje

15 Shtator 2021, 11:11 Nga DOSJA
Abuzimi me tenderin për uniformat e policisë/ SPAK merr në pyetje

TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje  ditën e sotme Flutura Çekrezin e cila më herët mbante detyrën e drejtueses së njësisë së prokurimit në Ministrinë e Brendshme. Aktualisht ajo është duke vuajtur masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për skandalin me tenderin e uniformave të policisë.

Çekrezi ia hedh fajet policisë së shtetit, duke ia kaluar të gjithë përgjegjësinë.

“Kemi zbatuar vetëm ligjin dhe të gjitha specifikimet dhe çmimet i ka caktuar Policia e Shtetit. Shkresa 55 e tregon këtë gjë. Autoriteti kontraktor e ka patur detyrë specifikimin teknik dhe vendosjen e fondit limit, pra policia e ka këtë përgjegjësi jo ne”, mësohet të ketë thënë Cekrezi.

Lidhur me skandalin, SPAK ndaloi fillimisht 9 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit të tenderit me 2.8 miliardë lekë.

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet, uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet flutura cekrezi tenderi i uniformave te policise flutura cekrezi tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll