Aktualitet

E RËNDË! Shembet masivi i galerisë në Bulqizë, bllokohet minatori, nuk dihen nëse është gjallë apo jo

15 Shtator 2021, 11:30 Nga DOSJA
E RËNDË! Shembet masivi i galerisë në Bulqizë,

BULQIZË– Muharrem Plaku, minator në galerinë e subjektit minerar KADURTEX sh.p.k.. ka mbetur i bllokuar që në orën 12:00 të paradites së sotme. Mësohet se një masiv minerali është rrëzuar dhe për pasojë ka bllokuar hyrjen e galerisë, duke lënë dhe minatorin Plaku brenda saj.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit, i cili tashmë ka më shumë se katër orë i bllokuar dhe nuk dihet nëse është ende gjallë.

Galeria në fjalë është e subjektit minerar KADURTEX sh.p.k.. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi. Nga përgjegjësit e këtij subjekti nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me bllokimin e minatorit. Kjo nuk është hera e parë që minatorët bllokohen brenda galerive.

Vetëm më 18 gusht, një 20-vjeçar, punonjës në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz u aksidentua për vdekje. Edhe në muajin maj të këtij viti, Eltion Alla, babai i një djali të vogël hyri galeritë e kromit në Bulqizë, për të mos dalë më i gjallë që aty. 

(A.B;F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize muharrem plaku punetori i bllokuar ne bulqize bulqize muharrem plaku punetori i bllokuar ne bulqize

Sondazh

Poll