Aktualitet

Qytetarët në Hanin e Hotit: Testi në Shkodër është më lirë, këtu 20 euro, nuk përballohet! Na kanë sjellë Drejtorin

15 Shtator 2021, 10:50 Nga DOSJA
Qytetarët në Hanin e Hotit: Testi në Shkodër është

MALI I ZI– Qytetarët të cilët nuk lejohen të kalojnë në Mal të Zi për shkak të masave të reja anti covid. Ata janë shprehur për gazetarët e pranishëm se testet i kanë kryer mirëpo nuk ia pranon as pala shqiptare dhe as ajo malazeze.

Qytetari 1: Dhe dje na kanë kthy, thonë tamponi 20 euro, 20 euro është dita e punës zotëri. Polici shqiptar thotë nuk bën kjo punë. E kena testin që e kemi pas gjithë herës, tashi duhet tjetër. Policia shqiptare dhe malazeze nuk na lene me kalu. Kaloj cdo ditë me mjetin tim. Testi që bëj në Shkodër është 11 mijë lekë, këtu kërkohet 20 euro. Nuk është i përballueshëm, 20 euro është dita e punës. Sot kanë sjellë policinë.

Qytetari 2: Unë jam nga Shkodra, më kanë kërkuar 20 euro. Na kanë sjellë drejtorin e policisë për të na bërë presion. Unë 20 euro marr, si ti paguaj 20 euro. Shiko të gjitha makinat.

Masat e reja Anti-Covid që kanë hyrë në fuqi në shtetin fqinj Mali i Zi, kanë shkaktuar prej dy ditësh bllokim të punonjësve ditorë në pikën e kalimit të Hanit të Hotit. Ata nuk mund të kalojnë kufirin nëse nuk kanë bërë vaksinat apo të kenë një test PCR të 72 orëve të fundit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste te hani i hotit proteste te hani i hotit

Sondazh

Poll