Aktualitet

Grabitet fabrika e bulmetit në Gjirokastër! Administratori konstaton vjedhjen e parave, policia: Autorët nuk hynë me forcë

15 Shtator 2021, 09:54 Nga DOSJA
Grabitet fabrika e bulmetit në Gjirokastër! Administratori konstaton

GJIROKASTËR– Një fabrikë e cila merret me përpunimin e bulmetit në Gjirokastër ka rënë pre e vjedhjes. Këtë e ka denoncuar në polici administratori i firmës i cili ka konstatuar se mungojnë në zyrën e financës një shumë parash. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në firmën që ndodhet në fshatin Bodrisht. Nga hetimet ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashtme. Policia po punon për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes dhe identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI:

Në orën 07:00, të datës 15.09.2021, administratori i një firme të përpunimit të bulmetit në fshatin Bodrisht, ka konstatuar se gjatë natës janë marrë nga zyra e financës një shumë parash.Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashme.Po punohet intensivisht për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster vidhet fabrika ne gjirokaster gjirokaster vidhet fabrika ne gjirokaster

Sondazh

Poll