Aktualitet

Qëlloi hajdutin shqiptar dhe e hodhi në lëndinë, dënohet pas 8 vitesh tregtari italian

15 Shtator 2021, 09:01 Nga DOSJA
Qëlloi hajdutin shqiptar dhe e hodhi në lëndinë,

ITALI- Walter Onichini, një tregtar nga Legnaro, u dënua me 4 vite e 11 muaj burg pas konfirmimit nga Gjykata Supreme e dënimit për tentativë vrasje ndaj njv hajduti shqiptar.

Sipas mediave italiane, vendimi lidhet me një ngjarje të ndodhur në verën e vitit 2013 kur një hajdut me origjinë shqiptare hyri në shtëpinë e Onichini për të vjedhur një makinë, i cili reagoi duke e qëlluar në shpinë dhe duke e plagosur.

Por tregtari italian nuk u mjaftua me kaq, ai më pas e ngarkoi shqiptarin në makinën e tij dhe e braktisi në një fushë në fshat. Procesi që pasoi u bë një rast që ndau shoqërinë dhe politikën ku ndarja ishte mes faktit se ai pati të drejtën e vetëmbrojtes ndërkohë pjesa tjetër mendon se ai duhet të raportonte në polici.

Gjykata Supreme konfirmoi vendimin e Gjykatës së Apelit, duke refuzuar kështu kërkesën e prokurorit publik i cili kishte kërkuar deklasifikimin e krimit nga tentativa e vrasjes në plagosje me faj.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosi shqiptarin ne itali walter onichini plagosi shqiptarin ne itali walter onichini

Sondazh

Poll