Aktualitet

Nuk pranoi ndarjen me to! Vrau dy motrat në Astir, Prokuroria mbyll hetimet për Përparim Ademin, nuk rezulton me probleme men

15 Shtator 2021, 09:37 Nga DOSJA
Nuk pranoi ndarjen me to! Vrau dy motrat në Astir, Prokuroria mbyll hetimet

TIRANË– Hetimet për Përparim Ademin, vrasësin e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhit, janë mbyllur nga Prokuroria. Akt ekspertiza është kryer për gjendjen mendore të Ademit dhe sipas saj, ai është pa probleme të tilla. Pritet që dosja të dorëzohet në Gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me te cilat kishte nje lidhje jashte martesore.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre paraditen e 31 Dhjetorit, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre kur u qëlluan për vdekje nga Përparim Ademi, dhe bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen. Kjo duket se është bërë shkak dhe për konfliktin me pasojë vdekjen e motrave. Ademi kishte lidhje intime me të dyja motrat, ndërkohë që për këtë marrëdhënie kishte dijeni dhe gruaja e tij, e cila me kalimin e viteve ishte bërë shoqe me dy viktimat. Ngjarja u pasua me detaje tronditëse, ku vëllai i motrave deklaroi se Ademi kishte shitur në Greqi 10 fëmijët e lindur me motrat Metani. Ndërkohë lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet edhe në shtetin helen, pas akuzave për trafik të miturish.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani

Sondazh

Poll