Bota

“Dashuria s’njeh moshë”/ Rrëfehet modelja 26 vjeçare: Ndihem e lumtur, s’kam nevojë të rri me të për para (FOTO)

7 Qershor 2019, 08:23 Nga DOSJA
“Dashuria s’njeh moshë”/ Rrëfehet modelja 26

SHBA- Një 54-vjeçar, i cili është i lidhur me një modele 26 vjeçare, thotë se tashmë janë mësuar se të jenë në qendër të vëmendjes kur ata dalin në publik. Çifti në fjalë, Mason Reese dhe Sarah Russi kanë një diferencë prej 28 vitesh kjo nuk i pengon ata të shprehin hapur dashurinë e tyre edhe në publik.

Por sipas “The Mirror”çifti pretendon se paratë nuk kanë të bëjnë me marrëdhënien e tyre, e cila bazohet në “interesat e përbashkëta”, respektin e ndërsjellë dhe një ndjenjë të ngjashme të humorit.

Mason, i cili drejton motorat për personat me aftësi ndryshe. nga Nju Jorku tha: “E vërteta është se unë nuk e shihja veten si mashkull që mund ti bija në sy. Kur e shihja sa e bukur ishte, nuk mendoja se do të dashurohej me mua. Kur shfaqi interes për të qenë në një lidhje dashurie me mua, u habita si cdo njëri prej jush”.

Sarah bënte një jetë të tillë më para, por lidhja me Mason është krejtësisht personale. “Jam shumë e lumtur me Mason. Nuk kam nevojë të jem me të për para”, tha ajo.

Ndërsa Mason shtoi se: “Sarah nuk më ka kërkuar asnjë cent. Ajo më blen dhurata të bukura, kalon kohë me mua, kështu që mendoj se lidhja jonë nuk bazohet tek paratë.”

Çifti Mason Reese dhe Sarah Russi

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mason reese sarah russi shba mason reese sarah russi shba

Sondazh

Poll