Bota

Konferenca në Bratislavë/ Vuçiç i prerë: S’do të takohem me Thaçin, do ankohem tek amerikanët për heqjen e taksës

6 Qershor 2019, 09:09 Nga DOSJA
Konferenca në Bratislavë/ Vuçiç i prerë: S’do

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të takohet me zëvendës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Ryker, dhe me zyrtarë të tjerë amerikanë, të cilëve do t’iu kërkojë ndihmë që Kosova të heq taksën 100 për qind.

Këtë deklaratë kreu i shtetit të Serbisë, e bëri para se të fillonte konferenca “Globsec”, në Bratisllavë, ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut Kosovë – Serbi.

Gjatë kësaj konference Vuçiç ka thënë se nuk do të takohet fare me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili do të marrë pjesë në konferencën “Globsec”. Presidenti serb shprehet se janë të gatshëm gjithmonë për dialog dhe kompromis për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Si të bisedojmë për zgjidhjen e problemit, kur dëgjon se ata dëshirojnë të krijojnë “Shqipërinë e Madhe’, nuk dëshirojnë të krijojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe edhe pse e kanë nënshkruar. Ndërkohë edhe reagimi i Bashkimit Evropian ka qenë shumë i butë’, ka thënë Vuçiç.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic hashim thaci heqja e takses konferenca ne bratislave aleksander vucic hashim thaci heqja e takses konferenca ne bratislave

Sondazh

Poll