Bota

“Kosova është Serbi”, Vlora Çitaku i përvishet Daçiç: Akt i dënueshëm, gjobë dhe burg

6 Qershor 2019, 07:10 Nga DOSJA
“Kosova është Serbi”, Vlora Çitaku i përvishet

SHBA-Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka dënuar aktin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili provokoi teksa shkroi në prerjen 100 dollarëshe se “Kosova është Serbi”.

Në një postim në Facebook, ambasadorja Çitaku shprehet se ky veprim i diplomatit serb mund të dënohet me burg dhe gjobë.

Do ta lë këtë këtu: Kushdo që i dëmton, i shpon,  bashkon ose i ndanë, ose bën diçka tjetër në kartëmonedha, drafte, shkresa ose mjete të tjera bankare, të ndonjë shoqërie nacionale bankare, Bankës Federale të Rezervave ose Sistemit Federal të Rezervave, me qëllim që ato t’i bëjë të papërdorshme, duhet të dënohet nën këtë ligj ose mund të burgoset për jo më shumë gjashtë muaj, ose mund të marrë të dyja ndëshkimet”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic mbishkrimi vlora citaku ivica dacic mbishkrimi vlora citaku

Sondazh

Poll