Bota

3 ditë pas tensioneve, xhandarmëria serbe futet 8 km në brendësi të territorit të Kosovës, krijon panik

7 Qershor 2019, 06:15 Nga DOSJA
3 ditë pas tensioneve, xhandarmëria serbe futet 8 km në

Kosovë- Gjithë qytetarët e Kosovës janë të alarmuar disa ditë më parë, pasi xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës. Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur në 31 maj të këtij viti në disa fshatra të thella të malësisë së Kamenicës dhe Svricës.

Sipas RTK një ekip prej katër pjesëtarësh kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra në këtë territor.

Sipas medias kosovare ushtria serbe është futur nga një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ dhe ka shkuar deri në Svircë e Kamenicë. Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës. Theksojmë se nuk ka pasur incidente.

Pak javë më parë një operacion i policisë së Kosovës tensionoi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.  Në këtë ngjarje pati 30 të arrestuar dhe 4 policë u plagosën gjatë operacionit për kapjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte dhe fshihet në veri të Kosovës. Vuçiç vendosi në gatishmëri policinë speciale dhe ushtrinë. Haradinaj u bëri thirrje serbëve se ishte vetëm një operacion policor.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosova në panik serbët futen në kosovë xhandamëria serbe në kosovë kosova në panik serbët futen në kosovë xhandamëria serbe në kosovë

Sondazh

Poll