Bota

Shkoi për të vjedhur në argjendari, hajduti “amator” ndihmon shokët por e pëson vet (FOTO+VD)

6 Qershor 2019, 12:49 Nga DOSJA
Shkoi për të vjedhur në argjendari, hajduti “amator”

BRITANI– Një grabitës ka ngecur në një dyqan bizhuterish në një argjendari në Londër, pasi dy bashkëpunëtorët e tij u larguan.  Tre grabitësit kryen vjedhjen e bizhuterive, dhe vetëm njëri nga anëtarët e grupit arriti të arratisej i pari.

Pamjet tregojnë një nga burrat, i veshur me një pallto të kaltër, kapuç të errët dhe syze dielli, duke parë se si të gjejë një zgjidhje për të hapur derën, e cila është me vetë-mbyllje dhe nuk del po nuk u automatizua me kod.

Në përpjekje për t’u arratisur njëri nga grabitësit e ngecur në dyqan vë një dorezë në njërën anë dhe ngulmon në drejtim të punonjëses, e shtyn atë me forcë dhe e tërheq në në një sulm “të tmerrshëm”, të cilin policia thotë se e la gruan në një gjendje shoku.

Pasi dikush arrin të ikë, duke e mbyllur derën menjëherë pas tij, CCTV tregon dy të tjerët të mbetur prapa dhe duke u përpjekur të çlirohen nga furia.

Pas më shumë se gjysmë minuti,i dyti arrin të dalë jashtë pasi bashkëpunëtori arrin të zhbllokojë derën, por e lejon derën të mbyllet prapa tij përsëri për të lënë burrin e tretë të bllokuar brenda. Në ato momente ka mbërritur policia, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të grabitjes.

Burimi: ES

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani dyqan bizhuterish grabitës britani dyqan bizhuterish grabitës

Sondazh

Poll