Aktualitet

Vaksinimi i studentëve, rektori i UT: Nuk kishte pse të bëhej i detyrueshëm, ende nuk dimë se si do ta zhvillojmë mësimin

15 Shtator 2021, 08:56 Nga DOSJA
Vaksinimi i studentëve, rektori i UT: Nuk kishte pse të bëhej i

TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha është shprehur se vaksinimi nuk kishte pse të bëhej i detyrueshëm. Gjatë ceremonisë në përkujtim të ndarjes nga jeta në vitin 2020 nga COVID-19, të profesoreshës të Fakultetit të Ekonomisë Vjollca Karpici dhe Irena Bogdani, si dhe studentes Euxhena Jorgji, ka thënë se gati 75% e pedagogëve janë vaksinuar. Mirë ende nuk dihet se si do të zhvillohet mësimi.

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, u shpreh rektori Hoxha.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha mesimi ne universitete artan hoxha mesimi ne universitete

Sondazh

Poll