Politike

Votëbesimi ndaj qeverisë/ Meta dha “ok”! Parlamenti mblidhet nesër në seancë, koha e limituar. Rama ikën për në SHBA

15 Shtator 2021, 08:58 Nga DOSJA
Votëbesimi ndaj qeverisë/ Meta dha “ok”! Parlamenti

TIRANË– Presidenti Ilir Meta dekretoi dje të gjithë emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama për të formuar kabinetin e mandatit të tij të tretë. Tani sfida e radhës është Kuvendi…

140 deputetët e zgjedhur do të kërkojnë që më 16 shtator, nesër në orën 10:00, të zhvillohet votëbesimi i qeverisë ‘Rama 3’. Kjo për shkak të kohës së kufizuar, pasi seanca duhet të zhvillohet para të dielës. Këtë ditë kryeministri udhëton drejt Nju York-ut për të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së.

Kreu i qeverisë Rama dhe ministrat e tij do të duhet që të marrin votëbesimin në Kuvend, për t’u betuar më pas tek Presidenti. Gjatë votëbesimit, secili nga ministrat do të duhet që të prezantojë vizionin e tij për detyrën që do të mbajë 4 vitet e ardhshme dhe t’i përgjigjet pyetjeve të opozitës. 

Partia Socialiste ka 74 mandate të fituara nga zgjedhjet e 25 prillit, kundrejt 59 që ka fituar Partia Demokratike, ndërsa pjesa e mbetur nga 140 deputetë është ndarë mes 4 përfaqësuesëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 3 të tjerëve nga Partia Social Demokrate.

LAJMI KRYESOR: 4 orë flet vetëm Rama! Seancë MARATONË në Kuvend nesër, jepet votëbesimi për qeverinë e re. PD mbledh deputetët në seli, HARTOHET strategjia dhe plani

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ilir meta kabineti rama 3 edi rama ilir meta kabineti rama 3

Sondazh

Poll