Politike

Zbuten tonet në PS! Gjiknuri i zuri vendin por s’i ndal lavdet për Ballën në Elbasan: Ta çojmë përpara punën e mirë q

14 Shtator 2021, 19:02 Nga DOSJA
Zbuten tonet në PS! Gjiknuri i zuri vendin por s’i ndal lavdet

ELBASAN– Damian Gjiknuri, i cili i zuri vendin Taulant Ballës në drejtimin e Elbasanit, siç duket ka bërë paqe me paraardhësin e tij. Vetë Gjiknuri ka qenë i pranishëm në Elbasan, aty ku Balla bëri përshëndetjet e fundit me socialistët e këtij qarku, për t’i kaluar stafetën numrit DY të PS-së. Ndryshe nga dita kur u emëruan drejtuesit e qarqeve, këtë herë dy socialistët përcollën pozitivitet, duke treguar se i kanë sheshuar pakënaqësite, pikërisht siç paralajmëroi vetë Gjiknuri në mbledhjen e parë që zhvilloi si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

“Nuk e di pakënaqësinë, mund të ketë konstatime të natyrës së anektodave sepse unë nuk kam dëgjuar. Mund të ketë ndonjë mosrealizim të ndonjë pritshmërie, por jam i bindur që do të fashitet rrugës,”- tha Gjiknuri më 7 shtator.

Dhe sot, ai komplimentoi Ballën se ka bërë një punë vërtet të mirë në Elbasan.

“Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor. Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë së bashku në punë e përkushtim maksimal. Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit. Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës. Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim!”- shkruan Gjiknuri.

Më dy shtator, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk u duk se e mori me sportivitet mënjanimin që iu bë sot në mbledhjen e Asamblesë së PS. Ballës iu hoq posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe drejtimi i qarkut të Elbasanit për t’ia lënë Gjiknurit në dorë. Për pasojë, ai nuk e kurseu një ‘kunj’.

“Nuk bie tërmet në Elbasan,”– tha Balla duke shigjetuar pasardhësin e tij me fjalët që u kthyen në batutë pas publikimit të përgjimeve në dosjen e Dibrës.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike damian gjiknuri taulant balla damian gjiknuri taulant balla

Sondazh

Poll