Politike

“Dënoi” Ramën që u ‘mbylli gojën’ gazetarëve të Kosovës përballë Merkel, Gutierrez: Shumica e mediave në Shqip

14 Shtator 2021, 20:56 Nga DOSJA
“Dënoi” Ramën që u ‘mbylli gojën’

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, foli për situatën e mediave në vendin tonë.

Në një intervistë me Skype me moderatorin Adi Krasta në “A Shoë” në Syri Tv, nisur nga fakti që kryeministri Edi Rama u mohoi të drejtën për të pyetur kancelaren Angela Merkel, Gutierrez tha se pluralizmi mediatik në Shqipëri është shumë i rrezikuar.

Ai shtoi se Shqipëria po bëhet kampione e padive kundër gazetarëve të pavarur dhe se janë të pakte mediat që raportojnë për interesin publik.

“Qeveria shqiptare duhet të promovojë vlerat demokratike. Shqipëria nuk njihet si një vend që stimulon lirinë e medias, përkundrazi Shqipëria po bëhet kampione e padive kundër gazetarëve. Shqipëria ka paditur gazetarë të pavarur. Pluralizmi mediatik në Shqipëri është i rrezikuar. Janë vetëm 2-3 media që mund të raportojnë interesin publik, të tjerat janë të lidhura me qeverinë dhe biznesmenë. Nuk ka llogari-dhënie nga politikanët dhe biznesmenët. Në Shqipëri ka raste arrestimi të gazetarëve, janë gjithsej 26 padi ndaj njerëzve të mediave. Gazetarët në Shqipëri janë vetëcensurues e nuk janë fajtorë gazetarët për këtë, por politikanët duhet të krijojnë frymën e lirisë në mbështetje të lirisë së medias. Rama të zbatojë 30 pikat e rekomandimeve,”- deklaroi Gutierrez.

Rama mbylli konferencën e përbashkët me Merkel në Tiranë pas pyetjeve të bëra nga gazetarët e Shqipërisë. Atyre nga Kosova nuk ua dha mundësinë duke shtuar se kancelarja kishte një axhendë të ngjeshur. Gutierrez e konsideroi një turp.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adi krasta ricardo gutiérrez. adi krasta ricardo gutiérrez.

Sondazh

Poll