Politike

Shpërndarja e teksteve shkollore falas, Rama: Do ndahen për klasat 1 deri në 9, përfitojnë 280 mijë nxënës në nevojë

15 Shtator 2021, 06:10 Nga DOSJA
Shpërndarja e teksteve shkollore falas, Rama: Do ndahen për klasat 1

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të shpërndarjes së teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të 9-tën. Kreu i qeverisë shkruan se do të jepen dhe për nxënësit e kategorive në nevojë dhe në klasat 10-12. Sipas Ramës, kjo bën që qeveria shqiptare të mbështesë dhe këtë vit shkollor 280 mijë nxënës me libra falas.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama testet shkollore falas edi rama testet shkollore falas

Sondazh

Poll