Aktualitet

Arrestohet italiani në Kakavijë! Tentoi të shesë makinën që nuk e kishte në pronësi, vendndodhja e 36-vjeçariit banues

15 Shtator 2021, 06:32 Nga DOSJA
Arrestohet italiani në Kakavijë! Tentoi të shesë

KAKAVIJË– Një 36-vjeçar italian është arrestuar nga Policia Kufitare e Kakavijës, pasi ka tentuar të shesë një automjet të që nuk e kishte në pronësi. Sipas uniformave blu është prangosur M. S., 36 vjeç, lindur në Itali, banues në Spanjë.

Pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Citroen”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin. Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet italiani ne shqiperi kakavije arrestohet italiani ne shqiperi kakavije

Sondazh

Poll