Aktualitet

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Shqipërinë në orët e para të mëngjesit

15 Shtator 2021, 05:59 Nga DOSJA

TIRANË– Veriu i Shqipërisë është goditur nga 3 tërmete në orët e para të mëngjesit.

Tërmeti që është ndjerë më shumë, raportohet të ketë qenë me epiqendër Shkodrën, 28 km në veri, ku sipas të dhënave të këtij instituti shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.

Dy të tjerët, përkatësisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut. Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit.

Tërmet u raportua edhe ditën e djeshme në qytetin e Vlorës me magnitudë të njëjtë me tërmetin e Shkodrës sot.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet temet ne shqiperi temet ne shqiperi

Sondazh

Poll