Aktualitet

TENSIONE në Hanin e Hotit/ Masat e reja COVID në Mal të Zi krijojnë probleme, kthehen punëtorët ditor: Kërkojnë çdo dit

15 Shtator 2021, 05:35 Nga DOSJA
TENSIONE në Hanin e Hotit/ Masat e reja COVID në Mal të Zi

MALI I ZI- Sot është dita e dytë e kthimit të punëtorëve ditor në Han të Hotit. Ata ndalohen nga policia shqiptare dhe ajo malazeze me justifikimin se përgjigjet e tamponeve janë fallso. Edhe punëtorët me pasaportën e vaksinimit nuk lejohen të kalojnë. Punëtorët janë shprehur se u kërkohet çdo ditë testi i cili kushton përafërisht aq sa ata paguhen në ditë. Kjo është arsyeja se përse dhe ditën e sotme kanë vendosur që të ngrihen në protestë.

Punëtorët:Kjo është shumë problematike për ne pasi na kanë venë edhe tamponin që kushton 25 mijë lekë dhe për ne është shumë e lartë kjo pagesë. Në për aq punojmë sepse jemi punëtor krahu, ne nuk kemi dobi. Jam i vaksinuar me dy doza. Pala malazeze na kthen pas. tani e kanë bërë që duhet të kalojnë dhe 14 ditë pasi është bërë doza e dytë, i bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masa. Ne për 10-15 euro dalim të punojmë e këto duan 23 euro për tampon. E kam bërë vaksinën, dozën e parë. Dozën e dytë e kam me datën 9 tetor.

Ku na del ekonomia, për ti dhënë paret Edi Ramës. Nuk e kam bërë vaksinën, detyrohem të tregojmë tampon. Me këtë tamponin duan të na marrin paret kot.

Drejt Malit të Zi kalohet me certifikatë vaksinimi ose test negativ, i cili në Han të Hotit kushton 23 euro.

Për të kaluar kufirin nga Shqipëria në Malin e Zi nevojitet njëri prej këtyre dokumenteve:

1. Pajisja me certifikatë vaksinimi me një ose dy doza

2. Test PCR të kryer në jo më shumë se 72 orë

3. Vërtetim që personat që hynë në Mal të Zi e kanë kaluar Covid-in jo më herët se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv

4. Test antigen jo më të hershëm se 48 orë

Që në momentin që masat e mësipërme janë futur në fuqi, qytetarët kanë shfaqur revolta të cilat kanë përshkallëzuar deri në protesta. Ditën e djeshme u desh ndërhyrja e policisë e cila shoqëroi një person në komisariat.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mal i zi masat covid ne mal te zi proteste te hani i hotit mal i zi masat covid ne mal te zi proteste te hani i hotit

Sondazh

Poll