Bota

Alexandria Ocasio-Cortez bëri bujë me fustanin e saj të Met Gala, ja mesazhi i fortë politik që përmbante

14 Shtator 2021, 19:33 Nga DOSJA
Alexandria Ocasio-Cortez bëri bujë me fustanin e saj të Met Gala,

SHBA – Antarja e Kongresit, Alexandria Ocasio-Cortez mbërriti në Met Gala 2021 të hënën në mbrëmje me një mesazh të kuq të ndritshëm në fustanin e saj ku thuhej : “taksoni të pasurit”.

E veshur me një fustan të bardhë nga stilistët Brother Vellies, politikania e New York zbuloi deklaratën, të shkruar me shkronja të theksuara në pjesën e pasme të veshjes së saj, ndërsa ngjitej në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit.

Duke bërë debutimin e saj në Met Gala, Ocasio-Cortez përfundoi pamjen me vathë ari dhe një lule rozë të fiksuar në flokun e saj. Duke folur me gazetarët ajo shpjegoi pse e kishte sjellë mesazhin e saj në Met Gala, një ngjarje ku morën pjesë shumë nga yjet më të mëdhenj dhe më të pasur të Hollywood.

“Kur flasim për mbështetjen e familjeve që punojnë dhe kur flasim për të pasur një kod të drejtë tatimor, shpesh kjo bisedë ndodh midis klasës punëtore dhe asaj të mesme në senat. Unë mendoj se është koha t’i fusim të gjitha klasat në bisedë“, tha ajo.

Ndërsa veshja u konsiderua nga shumë shikues si e guximshme, kritikët e quajtën këtë veprim hipokrit, duke theksuar faktin se ajo po kënaqej me të pasurit dhe të famshmit në një ngjarje ku kushtonte 35,000 dollarë  një biletë.

Ndërkohë, James u replikoi kritikave gjatë një interviste me CNN duke thënë: “Unë mendoj se në fund të fundit shumë nga këto biseda që kemi për drejtësinë ekonomike zakonisht ndodhin në hapësira me njerëz të klasës punëtore ,dhe AOC donte të sigurohej që ky mesazh mbërriti në atë dhomë dhe në një grup njerëzish të cilët në fund duhet të jenë më liberalë me vlerat e tyre ekonomike gjithashtu”.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aoc debuton ne met gala me mesazhin e vecante aoc debuton ne met gala me mesazhin e vecante

Sondazh

Poll