Sport

Përcillet për në banesën e fundit Ylli Mihali/ Dedikimi i Armand Dukës në librin e mesazheve: Ylli i mirë… i dashur, fj

14 Shtator 2021, 09:30 Nga DOSJA

TIRANE – Futbolli shqiptar në zi. Eshtë përcjellë sot për në banesën e fundit Ylli Mihali, fizioterapisti i i Tiranës dhe i Kombëtares kuqezi, i cili dje humbi jetën në betejën e ashpër me Covid-19.

Më herët, duke nisur nga 10:00, në mjediset e stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet janë bërë homazhe në nderim Ylli Mihalit, njeriut të dashur për të gjithë sportistët, i cili në asgjë rast nuk e kurseu veten për t’i shërbyer të tjerëve.

Në këtë mjedis, për të kujtuar dhe nderuar një figure të tillë, bënë homazhe mjaft futbollistë të Kombëtares dhe të Tiranës, trajnerë dhe kuadro të sportit, gazetarë, por edhe miq të tij dhe njerëz, të cilët e kanë njohur nga të ndjerin Ylli Mihali.

Në këtë ceremoni homazhi ishte edhe Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili në librin mesazheve shkroi: “Ylli i mirë… i dashur, fjalë pak e punë shumë”…

Edhe redaksia e “Dosja.al” ndan hidhërimin dhe i shpreh ngushëllimet e saj familjes Mihali, për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. U prehsh në paqe Ylli Mihali!


B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armand duka president i federatës shqiptare të futbollit ylli mihali armand duka president i federatës shqiptare të futbollit ylli mihali

Sondazh

Poll