Sport

Superkomputeri parashikon Manchester City, fitues të Champions League

14 Shtator 2021, 05:14 Nga DOSJA

ANGLI – Duke nisur nga sot, 32 skuadra më të mira, të ndara në 8 grupe, do të startojnë ndeshjet, që do të kulmojnë në maj të vitit të ardhshëm me fitimin e trofeut të Champions League, garës më të rëndësishme të futbollit europian midis klubeve.

Parashikimet në këtë prag-starti janë krejt të natyrshme. Sipas superkompjuterit “FiveThirtyEight”, treshja sulmuese: Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe, i jep PSG-së vetëm një shans prej katër për qind për t’u bërë kampionë të Europës.

Gjithnjë sipas superkompjuterit, ai i jep Manchester City trofeun e Champions League, i cili sezonin e kaluar ishin finalistë dhe nënkampionë të Europës. Sikurse dihet, skuadra e Pep Guardiolas e eliminoi PSG në gjysmëfinalen e fundit, para se të humbiste ngushtë me Chelsea në finale.

“Bluve” të Londrës u është dhënë një shans 10 për qind për të mbrojtur kurorën e tyre nga superkompjuteri. Kjo do të thotë se ata do të renditen të tretët, pas Bayern Munich, por përpara rivalëve anglezë të Liverpool dhe Manchester United, të cilëve u është dhënë një shans nëntë dhe pesë për qind për të fituar.

Sidoqoftë, parashikimi u bë para ardhjes së Cristiano Ronaldos te “Djajtë”. Liverpool gjithashtu ka bërë një fillim të mirë të sezonit dhe është pranë rikthimit të tij të formës së tij më të mire sportive, me Virgil van Dijk përsëri në krah.

Sa i përket PSG, shanset e tyre për të fituar Champions League mund të nënvlerësohen për shkak të pozicionimit të saj në një grup të vështirë. Skuadra e Mauricio Pochettino do të përballet me kampionët anglezë të Manchester City, Leipzig dhe Club Brugge.

Gjithsesi, ata kanë fituar pesë ndeshjet e tyre të para në Ligue 1 dhe kjo pa praninë e Messit, që ka luajtur vetëm 24 minuta deri më tani. Superkompjuteri ende i vlerëson shanset e tyre të suksesit poshtë Ajax, Leipzig dhe Barcelona, pavarësisht se francezët kanë “vjedhur” yllin e tyre.

Kjo është lista e plotë e parashikimit të superkompjuterit për Champions League:

Manchester City – 16% shanse për të fituar

Bayern Munich – 11%

Chelsea – 10%

Liverpool – 9%

Barcelona – 8%

Real Madrid – 6%

Manchester United – 5%

Ajax – 5%

Leipzig – 4%

Paris Saint-Germain – 4%

Borussia Dortmund – 4%

Atletico Madrid – 4%

Inter – 4%

Juventus – 2%

Sevilje – 2%

Atalanta – 1%

Salzburg – 1%

Wolfsburg – 1%

Benfica – 1%

Porto – 1%

Villarreal – 1%

Milan – 1%

Sporting – 1%

Zenit Shën Petersburg – 1%

Lille – 1%

Shakhtar Donetsk – 1%

Young Boys – 1%

Club Brugge – 1%

Besiktas – 1%

Dynamo Kyiv – 1%

Malmo – 1%

Sherif Tiraspol – 1%

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions leagu chelsea lionel messi manchester city neymar dhe kylian mbappe pep guardiolas superkompjuterit “fivethirtyeight” champions leagu chelsea lionel messi manchester city neymar dhe kylian mbappe pep guardiolas superkompjuterit “fivethirtyeight”

Sondazh

Poll

Sport 13 Shtator 2021, 19:46

SHBA – Ka humbur pas shumë vitesh një finale dhe për këtë derdhi lot, megjithatë, tenisti serb Novak Djokovic tregohet një njeri i sportit dhe që di të pr...