Bota

“Drejtimi strategjik i qartë kundrejt BE, thelbësor”, Lajcak mbyll takimin me Abazoviç

14 Shtator 2021, 09:09 Nga DOSJA
“Drejtimi strategjik i qartë kundrejt BE, thelbësor”,

MALI I ZI- Miroslav Lajcak, i dërguari i BE për Ballkanin dhe zv. kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, janë takuar ditën e sotme, për të diskutuar zhvillimet e momentit në Malin e Zi.

Lajcak, me një postim në Twitter, e ka cilësuar takimin e tyre të hapur e të thelluar, në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Ai theksoi se mbajtja e një qëndrimi strategjik të qartë kundrejt BE është thelbësore .

“Mirënjohës për diskutimin e hapur e të thelluar që pata me zv. kryeministrin Dritan Abazoviç, në lidhje me zhvillimet e fundit në Mal të Zi. Theksova se të mbajturit një drejtim strategjik të qartë kundrejt BE është diçka thelbësore” shkroi Lajcak.

 

Grateful for a very insightful and open discussion with DPM @DritanAbazovic about the current developments in Montenegro. I stressed that maintaining a clear strategic orientation towards the EU is crucial. https://t.co/pbqe8Vm5qr

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 14, 2021

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni lajcak takon abazovic lajcak takon abazovic

Sondazh

Poll