Aktualitet

Protesta në ditën e 7-të! Prindërit kërkojnë hapjen e shkollës në Grizë: Kryetarja e Bashkisë vjen vetëm për vota

14 Shtator 2021, 10:46 Nga DOSJA
Protesta në ditën e 7-të! Prindërit kërkojnë

PATOS– Banorët në fshatin Grizë kanë dalë dhe ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar mbylljen e shkollës. Në ditën e 7-të të protestës ata shprehen se inxhinieri u kishte thënë se kjo godinë mund të riparohet dhe nuk përbën asnjë rrezik.

Prindërit e fëmijëve gjatë protestës kërkojnë që të ballafaqohen me kryetaren e Bashkisë Rajmonda Balili për të cilën thonë se vjen vetëm për të marrë vota gjatë zgjedhjeve.

Sot ne kemi marrë inxhinierin privat, i cili tha se shkolla nuk ka rrezik të shembet, godina mund të riparohet. Bashkia nuk ka sjellë inxhinier për ta parë godinën, ne do të vazhdojmë protestën. Ata të bashkisë vijnë çdo 4 vjet sa për të marrë vota, por ta harrojnë që ne do të tërhiqemi. Nuk na interesojnë librat, do të vazhdojmë kështu deri në fund të shtatorit apo tetorit. Fëmijët nuk do shkojnë në shkollë deri sa të na japin zgjidhje”, u shpreh një prind.

“Sot morëm një inxhinier sepse bashkia nuk na ka sjellë inxhinier dhe ai tha që shkolla mund të riparohet nuk ka rrezik që të rrëzohet. Ne jemi të sigurt që shkolla nuk përbën rrezik, ne do të vazhdojmë edhe gjatë tetorit protestën tonë. Jemi të vendosur që fëmijët mos shkojnë në shkollë”, u shpreh një tjetër banore.

Prindërit e nxënësve që studiojnë në Grizë të Patosit kanë dalë kundër vendimit të Bashkisë, që fëmijët të zhvendosen në një shkollë tjetër pasi ajo ku ndodhen ka nevojë për punime. Prindërit kanë dalë në protestë prej disa ditësh madje një radhë bllokuan dhe autobusin që erdhi për të marrë fëmijët dhe për ti dërguar në shkollën në Grizë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne grize proteste ne grize

Sondazh

Poll