Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes! Ndahet çështjen e Lekut dhe Çapajt, ende nuk jane arrestuar

14 Shtator 2021, 08:52 Nga DOSJA
GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes! Ndahet

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e Ardian Çapjas, Klajdi Dokollit, Ervis Bardhit dhe Etjen Canit. Katër personat akuzohen për vrasjen e babë e bir Gentian dhe Nezir Beiqiri, të ndodhur në vitin 2012. Gjykata ka ndarë dosjen për dy të pandehurit të tjerë, Olsi Lekun dhe Florent Capja, të cilët janë të arrestuar. Njëri është i arrestuar në Greqi ndërsa tjetri në Emiratet e Bashkuara.

Akuzat ndaj Çapjas janë për dyshimte e vrasjes ne rrethane cilësuese, por edhe pjesëmarrje ne grup te strukturuar kriminal, të njëjtat qe ishin ne fuqi edhe nga prokuroret e Elbasanit, që shpallën mos kompetencën duke e konsideruar si një histori që duhej zbërthyer nga prokurorët e posaçëm. Si bashkëpunëtor konsiderohet edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi se bashku me Olsi Leku dhe Klajdi Dekolli.

Krimi tronditi vendin gjatë 2012, për shkak se dy viktimat u gjetën të pajetë ndonëse duhet të ruheshin nga policia.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja florenc capja olsi leku ardian capja florenc capja olsi leku

Sondazh

Poll