Aktualitet

U soll në Gjykatë me masa të rrepta sigurie! Vrau ish-gruan, Elton Metaj lihet në burg, pranoi autorësinë: Isha në presio

14 Shtator 2021, 08:20 Nga DOSJA
U soll në Gjykatë me masa të rrepta sigurie! Vrau ish-gruan,

FIER– Elton Metaj doli ditën e sotme para Gjykatës së Fierit për tu njohur me masën e sigurisë. Metaj u la në burg pasi është autori i vrasjes së ish-bashkëshortes Sabrina Bengaj, 4 ditë më parë.

31-vjeçari është shfaqur i përlotur gjatë seancës, aty ku ka pranuar autorësinë. Ai ka thënë se ishte gjatë gjithë kohës nën presionin e vjehrrit, ndaj mori armën dhe kreu krimin. Duke pranuar se e ka dashur ish-bashkëshorten, Metaj tha dhe se ishte nën presion e se duhej të vetëmbrohej ndaj bleu dhe armën.

Ai u soll në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Dosja.al ka siguruar pamjet kur Metaj zbret nga furgoni i policisë dhe futet brenda ambienteve të Gjykatës.

Vrasja ndodhi katër ditë më parë në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçarës së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. Bengaj kishte urdhër mbrojtje nga ish-bashkëshorti i saj mirëpo dhe ky urdhër nuk e mbrojti nga ngjarja e rëndë.

(a.B)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elton metaj sabrina bengaj elton metaj sabrina bengaj

Sondazh

Poll