Aktualitet

Tensione në doganën e Hanit të Hotit! Qytetarët nuk i lejojnë të kalojnë në Mal të Zi, ankohen: Nuk na pranojnë vaksin

14 Shtator 2021, 08:30 Nga DOSJA
Tensione në doganën e Hanit të Hotit! Qytetarët nuk i

MAL I ZI– Përshkallëzohet protesta në Hanin e Hotit pasi qytetarët nuk janë lënë të kalojnë kufirin për shkak të rregullave anti-Covid. Ata janë shprehur se i kanë kryer të gjitha vaksinat e nevojshme mirëpo nuk ia pranojnë. Një prej tyre shprehet se ka kryer vaksinën ‘Pfier’ mirëpo në doganë nuk ia pranojnë.


Ditën e sotme nuk mundëm të kalonim për në Mal të Zi. Arsyeja e mosrregullave. Ne i kemi bërë vaksinat që kërkohen. Si rregull duhet të kalojmë në Mal të Zi, por ata nuk na pranojnë vaksinat, kemi bërë Pfizer, e prapë s’na pranojnë. Ata na kërkuan kodin personal, por atë e kam. Isha dje në Kosovë, e më kaluan, kërkoj që të kaloj e në Mal të Zi, por s’më lejuan.’- thotë një qytetar.

Kemi qenë 600-700 persona që kemi qenë dhe jemi kthyer. Erdhën autoritetet tona, biseduan, por për sot asgjë nuk është e realizueshme. Madje nuk na kanë lejuar që të bëjmë testin këtu në doganë. Ne nuk e përballojmë dot këtë situatë. I bëj thirrje Edi Ramës të na lirojë rrugët dhe të vijojmë siç kemi qenë më para”, tha qytetari tjetër.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste te hani i hotit proteste te hani i hotit

Sondazh

Poll