Aktualitet

Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën! Manastirliu ndan lajmin: 500 mijë doza Pfizer do vijn

14 Shtator 2021, 09:10 Nga DOSJA
Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Rajonal të OBSH-së për

TIRANË– Shqipëria ka marrë drejtimin e sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së, për Europën. Këtë e ka zbuluar ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një video ku shfaqet në komitetin e OBSH-së në Kopenhagen. Manastirliu po ashtu bëri të ditur se Shqipëria do të përfundojmë se shpejti një kontratë tjetër me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksine, të cilat do të mbërrijnë në 3-mujorin e fundit të këtij viti.

POSTIMI i Manastirliut:

Me lajmin e mirë të zgjedhjes së Shqipërisë për drejtimin e Sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, si vlerësim dhe njohje e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për menaxhimin e situatës së pandemisë, ju uroj një ditë të mbarë

Manastirliu: Për herë të parë Shqipëria merr drejtimin e sesionit të 71-të Komiteti rajonal për Europën këtu në Kopengahen. Do të diskutohet për të gjitha çështjet e shëndetit në dritën e pandemisë.- thotë Manastirliu në video.

Ndër të tjera ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të përfundojnë një kontratë me Pfizer për 500 mijë doza vaksine.

“Jam e kënaqur të them se jemi duke negociuar dhe përfundojmë se shpejti një kontratë tjetër me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksine, të cilat do të mbërrijnë në 3-mujorin e fundit të këtij viti dhe natyrisht do të vijojmë të kemi një qasje proaktive për të rritur mbulesën vaksinale tek grupet e riskut, sidomos tek punonjësit shëndetësor, tek mësuesit dhe gjithashtu të gjithë punonjësit e shërbimeve në administratën publike. Qasja e barabartë në aksesin ndaj vaksinave dhe strategjia e vaksinimit 2020-2030, e cila përmbledh nevojat që duhet të adresojnë të gjitha vendet përsa i përket mbulesës vaksinale, janë në fokus të takimit mes 53 vendeve anëtare të OBSH për Rajonin Europian.”, bëri me dije Manastirliu.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll