Aktualitet

Operacioni ‘Camel’ zbulon sasinë e kanabis në formë çokollate në Tiranë! Arrestohet 37-vjeçari, person i njohur për

14 Shtator 2021, 06:43 Nga DOSJA
Operacioni ‘Camel’ zbulon sasinë e kanabis në formë

TIRANË– Florian Meti (Martaneshi) është arrestuar nga policia e Tiranës pasi iu është gjetur një sasi e lëndës narktoike kanabis. 37-vjeçari është emër i njohur për policinë pasi ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, policia gjeti dhe sekuestroi 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate. Martaneshi nuk vepronte i vetëm. Policia ka bërë të mundur identifikimin e bashkëpuntorit të tij, personi me iniciale V. M., 34-vjeç, i cili tashmë është në kërkim nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij. 37-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç.Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florian martaneshi kanabis ne forme cokollate florian martaneshi kanabis ne forme cokollate

Sondazh

Poll