Aktualitet

Protestë kundër vaksinimit dhe testit të Covid! Qytetarët përplasen me policinë në Hanin e Hotit: Rama ik!

14 Shtator 2021, 06:16 Nga DOSJA
Protestë kundër vaksinimit dhe testit të Covid! Qytetarët

MALI I ZI– Qytetarët kanë nisur në orët e para të mëngjesit një protestë kundër rregullave të reja që janë vendosur në kufi në Hanin e Hotit. Policia mbërriti në pikën kufitare për të bërë shpërndarjen e qytetarëve mirëpo këta të fundit kanë lënë mjetet e tyre dhe u kanë dalë para.

Me thirrjet ‘Rama ik’ dhe me shprehjet ‘unë nuk jam frikacak’ ata qëndrojnë pranë policëve duke kundërshtuar rregullat që janë vendosur në kufi për vaksinimin dhe testin e Covid.

Për të kaluar kufirin nga Shqipëria në Malin e Zi nevojitet njëri prej këtyre dokumenteve:

1. Pajisja me certifikatë vaksinimi me një ose dy doza

2. Test PCR të kryer në jo më shumë se 72 orë

3. Vërtetim që personat që hynë në Mal të Zi e kanë kaluar Covid-in jo më herët se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv

4. Test antigen jo më të hershëm se 48 orë

Rregullat e reja anti covid që kanë hyrë në fuqi, kërkojnë nga çdo udhëtar që të ketë me vete certifikatën e vaksinimit, testin që tregon se nuk janë me Covid, ose të ketë tamponin që vërteton se nuk janë me virus. Që në momentin që masat e mësipërme janë futur në fuqi, qytetarët kanë shfaqur revolta të cilat kanë përshkallëzuar deri në protesta.

(a.b).dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste te hani i hotit proteste te hani i hotit

Sondazh

Poll