Sport

Një tjetër “dhuratë” për Rejan/ Shqipëria shkon përsëri në dyert e CAS, mesfushori që ka luajtur me Zvicrë

13 Shtator 2021, 20:32 Nga DOSJA
Një tjetër “dhuratë” për Rejan/ Shqipëria

SHQIPËRI-Pajtim Kasami mund të vishet kuqezi. Sipas lajmeve të fundit, mesfushori 29-vjeçar ka dhënë dakordësinë e tij në parim për të përfaqësuar Kombëtaren shqiptare. FSHF do ta dërgoj në CAS çështjen e Kasaimit njësoj si në rastin e Nedim Bajramit. Kasami është një futbollist që ka luajtur me kombëtaren e Zvicrës. Në 12 ndeshje prej tyre ka qenë në stol edhe kundër Shqipërisë në vitin 2013.

Kjo në thelb përbën një nga pengesat thelbësore për Kasamin si kuqezi, mirëpo me ndryshimet e fundit të bëra në rregulloren e FIFA-s, ka edhe disa klauzola juridike që mund të përdoren për të marrë lejen në FIFA.Së pari, prej më se pesë vitesh ai nuk është ftuar në kombëtaren zvicerane. Së dyti, Kasami nuk ka luajtur me Zvicrën as në fazën finale të Europianit dhe as në atë të Botërorit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fshf kasami shqiperia fshf kasami shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 13 Shtator 2021, 19:46

SHBA – Ka humbur pas shumë vitesh një finale dhe për këtë derdhi lot, megjithatë, tenisti serb Novak Djokovic tregohet një njeri i sportit dhe që di të pr...