Aktualitet

U akuzua për shpërdorim detyre, pezullohet nënkomisari i Policisë së Durrësit

13 Shtator 2021, 17:51 Nga DOSJA
U akuzua për shpërdorim detyre, pezullohet nënkomisari i

DURRËS – Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka pezulluar nga detyra 30-vjeçarin me iniciale F. S., i cili shërbente në pozicionin e nënkomisarit në Policinë e Durrësit. Sipas SHÇBA, nënkomisari ka shpërdoruar shpeshherë detyrën në periudha të ndryshme duke mos i dërguar materialet dhe provat e ndryshme në Prokurori, por duke i trajtuar ato në mënyrë administrative.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës ka ekzekutuar vendimin penal të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të punonjësit të Policisë pranë DVP Durrës, Nënkomisar F. S., i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka marrë vendimin penal duke caktuar masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre e funksioni publik” për shtetasin F. S., 30 vjeç, me detyrë Specialist shërbimi dhe OPGJ në sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”. Ky punonjës dyshohet se në periudha të ndryshme kohore dhe në raste të përsëritura, nuk ka kryer veprime të plota hetimore sipas nenit 293/1 të Kodit të Procedurës Penale, si edhe neneve 18, 23 të ligjit për Policinë e Shtetit dhe Rregullores së Policisë së Shtetit, duke mos i referuar materialet proceduriale pranë Prokurorisë, por duke i trajtuar në mënyrë administrative. SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet njoftim policie pezullohet nenkomisari i durresit njoftim policie pezullohet nenkomisari i durresit

Sondazh

Poll