Sport

VIDEO/ Shënoi gol dhe shkoi të festonte me tifozët, sulmuesi i Real Madrid tani rrezikon një dënim të rëndë

13 Shtator 2021, 10:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Shënoi gol dhe shkoi të festonte me tifozët, sulmuesi i

MADRID– Reali i Madridit dhuroi spektakël në sfidën e javës së 4-t të La Ligas ndaj Celta Vigos, ndeshje që e fitoi me përmbysje me shifrat 5-2. Pas një pjese të parë ku e pa veten dy herë në disavantazh me golat e Santi Minas dhe Cervit ndërkohë që barazoi përkohësisht Benzema, Reali ishte thjeshtë i papërmbajtshëm në pjesën e dytë pas golit të Benzemas që barazoi shifrat, në minutën e 54′ Vinicius shënoi golin e avantazhit.

Sulmuesi brazilian shkoi të festonte me tifozët duke i përqafuar. Gëzimi i tifozëve ishte aq i madh, sa duhej ndërhyrja e security-t për të rikthyer në fushë lojtarin.Arbitri i ndeshjes, Sánchez Martínez Murcia e ndëshkoi me karton të verdhë për vonesën në lojë.Tani braziliani rrezikon edhe një dënim disiplinor.

Vincius nuk ishte në përputhje me rregulloren për Covid-19 dhe për këtë arsye do të marr një gjobë dhe një paralajmërim nga Komisioni i Disiplinës.Real Madrid, ndërkohë u rikthye në “Santiago Bernabeu” pas 560 ditësh.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport real madrid vinicius real madrid vinicius

Sondazh

Poll

Sport 13 Shtator 2021, 09:55

ANGLI-Tenistja 18-vjeçare nga Anglia, Emma Radacanu u shpall fituese ditën e djeshme në Grand Slam-in të US Open për femra në tenis. Në finalen nju-jorke...