Politike

‘Pabesia njerëzore thyen çdo  normë e çdo moral’, Berisha nuk ndalet me akuza ndaj Bashës, poston videon me sh

13 Shtator 2021, 15:03 Nga DOSJA
‘Pabesia njerëzore thyen çdo  normë e çdo

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të komentojë përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Në një video të publikuar në Facebook të shoqëruar me mbishkrimin ‘E vërteta’, ai ka shpërndarë një pjesë të një interviste të tij ku shprehet se ‘Pabesia njerëzore thyen çdo  normë e çdo moral.’

Kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para futjes në Kuvend, njoftoi se me një vendim të tijin ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken, pas shpalljes së tij non-grata. Ish-kryeministri Sali Berisha e kundërshtoi këtë vendim dhe e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD-së në duart e kryeministrit Rama.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll