Art&Argëtim

“Ishte mirë kur e takova, jemi të shokuar nga zhdukja e saj”, aktorja e njohur është e humbur prej katër ditësh

13 Shtator 2021, 14:28 Nga DOSJA
“Ishte mirë kur e takova, jemi të shokuar nga zhdukja e

LOS ANGELES – Miqtë e aktores së “Doctor Who”, Tanya Fear po bëjnë thirrje për ndihmë pas zhdukjes së saj në Californi 4 ditë më parë.

Interpretuesja britanike, e njohur gjithashtu si “Tanyaradzwa”, u pa për herë të fundit të enjten, në 9 shtator, në zonën e Hollywood në Los Angeles. Zhdukja e saj u konfirmua nga menaxheri i saj Alex Cole, i cili tha se familja e saj e kishte raportuar incidentin në polici.

Postimi i fundit i Fear në Instagram nga 30 gushti e tregon atë duke performuar në skenë në “HaHa Comedy Club”. Menaxheri i saj shtoi se ata kishin folur për herë të fundit tetë ditë më parë për të diskutuar punën dhe se ajo dukej mirë, ndaj lajmi për zhdukjen e saj e kishte lënë të shokuar.

Një njoftim me posterin e këngëtares është duke u shfaqur kudo, në mënyrë që kushdo që e ka parë të informojë policinë, por deri më tani pa sukses.

please share!!! My cousin is missing, last seen on Thursday night at her apartment in Hollywood Bowl, LA pic.twitter.com/88ACSvcdnr

— Tendai. (@MotherNurture22) September 12, 2021

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz aktorja ka humbur prej kater ditesh aktorja ka humbur prej kater ditesh

Sondazh

Poll