Art&Argëtim

Me 15 shtator mbrëmja gala në Teatrin e Operas, Ermonela Jaho: Jam shumë e lumtur! Në Shqipëri edhe Placido Domingo, tenori

13 Shtator 2021, 06:42 Nga DOSJA
Me 15 shtator mbrëmja gala në Teatrin e Operas, Ermonela Jaho: Jam

TIRANË– 15 shtatori do të shënojë hapjen e Teatrit të Operas dhe Baletit nga dy yjet botërorë, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo. Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me mesazhet e dy prej kolosëve të skencës botërore, të cilët kanë edhe nga një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit, në mes të artistëve të mi bashkëkombës dhe me pjesëmarrjen e legjendës botërore Placido Domingo. Një falënderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falënderim i veçantë për ata qe ideuan dhe realizuan atë projekt. Kur punojmë të gjithë sëbashku drejt të njëjtit qëllim asgjë nuk është e pamundur! Ju pres të gjithë në datën 15 në Teatrin e Operas dhe Baletit, në galanë e hapjes së teatrit. Mirupafshim,”-tha Jaho. Ndërsa tenori Placido Domingo do të performojë për herë të parë në skenën shqiptare, teksa iu bën thirrje të gjithë artdashësve të marrin pjesë në koncertin madhështor që do të fillojë në orën 19:00.

“Të dashur miq në Tiranë. Jam i nderuar të këndoj në Ceremoninë e “Grand Gala” për inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Pas 5 vitesh ky teatër më në fund do të vijë në jetë dhe do të rikthehet për të mirëpritur performanca koncertale, opera dhe baleti. Është gëzim i madh për mua që të jem me ju për këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm. Shihemi me 15 shtator, për ta shijuar të gjithë sëbashku skenën e re pas rikonstruksionit të plotë”, tha Domingo.

Rikonstruktimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka nisur në janar të 2017 me një projekt fillestar rikonstruksioni, me shumën prej 1.2 miliardë lekëve.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture ermonela jaho placido domingo ermonela jaho placido domingo

Sondazh

Poll