Art&Argëtim

Fejohet Britney Spears, këngëtarja poston unazën me diamant në gisht: Nuk mund ta besoj!

13 Shtator 2021, 06:23 Nga DOSJA
Fejohet Britney Spears, këngëtarja poston unazën me diamant

LOS ANGELES- Këngëtarja Britney Spears ka njoftuar në rrjetet sociale fejesën e saj me trajnerin personal Sam Asghari, duke mbledhur mbi një milion e gjysmë shikime në vetëm pak orë.

“Princesha e Pop-it” postoi një video të shkurtër në Instagram duke treguar gishtin e saj unazor me një unazë diamanti, ndërsa krahas saj komentonte: Nuk mund ta besoj!

 

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Sam Asghari, 27 vjeç, nga ana tjetër, postoi një fotografi në profilin e tij në të cilën puth Spears, e cila tregon gishtin me unazë. Të dy u takuan për herë të parë në vitin 2016, kur ata performuan së bashku në videoklipin e hitit të saj “Slumber Party”.

Ylli i popit, 39 vjeç, ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme me reperin Kevin Federline dhe kishte një martesë të shkurtër me mikun e fëmijërisë Jason Alexander, e cila u anulua pas vetëm 55 orësh. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears fejohet britney spears britney spears fejohet britney spears

Sondazh

Poll