Art&Argëtim

‘Bromanca’ më e dashur e Hollivudit, aktorët Pitt dhe Cooper ndjekin nga afër finalen e US Open

13 Shtator 2021, 12:34 Nga DOSJA
‘Bromanca’ më e dashur e Hollivudit, aktorët Pitt dhe

SHBA– Aktorët hollivudian Brad Pitt, 57 vjeç dhe Bradley Cooper, 46 vjeç, u panë duke ndjekur me vëmendje ndeshjen midis Novak Gjokoviçit të Serbisë dhe Daniil Medvedevit të Rusisë në US Open. ‘Bradsat’ gjithashtu u fotografuan duke biseduar dhe duke qeshur me njëri -tjetrin.

Aktori i “A Star Is Born”mbajti stilin e tij i veshur me një këmishë blu me butona dhe pantallona të errëta. Ndërkohë, ylli i “Once Upon a Time in Hollywood” bëri një ‘prezantim’ të modës duke mbajtur një zinxhir blu, syze dielli të zeza të mëdha dhe një maskë blu për fytyrën për t’u mbrojtur kundër COVID-19.

Gjithashtu të ulur në të njëjtën rresht me yjet e filmit ishin Rami Malek, Joseph Mazzello, Gayle King dhe Roger Federer.

Djokovic, 34 vjeç, humbi ndaj Medvedev, 25 vjeç duke i dhënë fund përpjekjes së tij për të thyer rekorde të shumta të Grand Slam.

Pitt ka qenë i hapur për miqësinë dhe dashurinë e tij me Cooper. Ai madje falënderoi yllin e “Hangover” në Janar 2020 pvr mbështetjen që ky i fundit i ka ofruar në situata të vështira.

U bëra esëll për shkak të këtij djali, dhe çdo ditë ka qenë më i lumtur që atëherë,” tha Pitt për Cooper në atë kohë.

Të dy aktorët janë beqarë. Divorci i Pitt nga Angelina Jolie vazhdon të jetë i ashpër ndërsa ata luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Ish-të ndajnë Maddox, 20 vjeç, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 15, dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 13.

Ndërkohë, Cooper u nda nga e dashura e tij e vjetër Irina Shayk, me të cilën ai ndan vajzën 4-vjeçare Lea, në vitin 2019.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz brad pitt bradley cooper brad pitt bradley cooper

Sondazh

Poll