Art&Argëtim

U martua me invalidin e Luftës së Kosovës, moderatorja tregon historinë e tyre emocionuese të dashurisë

13 Shtator 2021, 10:27 Nga DOSJA
U martua me invalidin e Luftës së Kosovës, moderatorja tregon

KOSOVË– Një nga gazetaret dhe moderatoret më të njohura në kosovë, Alketa Gashi Fazliu, është gjithashtu edhe një grua shumë e përkushtuar ndaj familjes.

E ftuar në programin “Shqipëria Live”, ajo ndau me publikun mendime dhe momente nga jeta e saj personale në lidhje me familjen e karrierën. Por, historia e saj e dashurisë me bashkëshortin, Faik Fazliu, mori gjithë vëmendjen.

Faik Fazliu, ish kryetar i OVL dhe UÇK , i mbetur invalid nga lufta e Kosovës, arriti t’i rrëmbente zemrën Alketës. Teksa tregonte historinë e tyrë, ajo rrëfeu:

“Më tha: unë jam ky! Dhe iu përgjigja: Pikërisht se je ky dhe ke bërë diçka për lirinë e Kosovës, që e kemi pritur me shekuj, unë jo vetëm e përqafoj këtë gjë, por ndihem pjesë e kësaj krenarie dhe dua të jem përjetësisht pjesë e saj.”

E teksa u pyet nëse ndonjëherë është gjendur në mëdyshje për ndjenjat e saj, ajo e mohoi poltësisht këtë gjë.

“Në momentin që e kam parë, jo vetëm që nuk kisha mëdyshje, por mu shtua dashuria më tepër. Jam tip shumë i ndjeshëm si natyrë dhe njerëzit që kanë sakrifikuar, për mua janë elitarë. Njerëzve të cilët kanë bërë dicçka për këtë vend që ka vuajtur prej shekujsh, u ngrejmë kapelën dhe u gjunjëzohemi. Kjo kategori e ushtarëve të UÇK dhe asaj lufte të mjerë që është bërë e tashmë duan ta njollosin, për mua është e shenjtë. Është vlera më sublime që ka patur Kosova.” u shpreh gazetarja e mirënjohur.

Përveç përfshirjes në televizion, Alketa është edhe pjesë e botës së letërsisë. Ajo ka botuar disa libra mjaft të suksesshëm.

Moderatorja ka treguar më parë se rrethi i saj familjar, ishin kundër martesës me Faik Fazliun, për shkak se ai ishte invalid i Luftës së Kosovës. Kjo gjë nuk e ndaloi çiftin të martoheshin.
Ata shprehen se janë të lumtur me njëri tjetrin dhe kanë tre fëmijë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz alketa gashi dhe faik fazliu alketa gashi dhe faik fazliu

Sondazh

Poll