Art&Argëtim

Mallrat serbe “ripushtojnë” Kosovën, revoltohet Ardit Gjebrea: Turp për ata që mbushin xhepat! Që në 2014-ën e kam th

12 Shtator 2021, 12:23 Nga DOSJA
Mallrat serbe “ripushtojnë” Kosovën, revoltohet Ardit

TIRANË – Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Instagram lidhur me studimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila u shpreh se Serbia renditet e para në importet e Kosovës kurse Shqipëria vjen e dyta.

Kjo ka sjellë dhe reagimin e Arditit, i cili u shpreh se është turp për pushtetarët që mbushin xhepat e njerëzve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të serbëve me para.

“Kjo gjë dihet me kohë, por turp për ata që mbushin xhepat e shqiptarëve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të atyre që vranë me para. Si na quajti ambasadori amerikan? Dele. E deri sa delet nuk dinë ku të gjuajnë, shshsh”, ka shkruar moderatori për situatën e krijuar duke shtuar se ai e ka thënë këtë gjë që në vitin 2014.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se Serbia kishte pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës. Serbia renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, për 6- mujorin e parë, kurse Shqipëria, e dyta me 5.6% dhe Maqedonia e Veriut, 5.2%. Importet nga vendet e CEFTA-s në periudhën janar-qershor 2021, arritën në 390 milionë euro, ose 19% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 67%.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ardit gjebrea ardit gjebrea

Sondazh

Poll